Meta i shqetësuar për blegtorinë, nxjerr shifrat dhe bën apelin e fortë për qeverinë (FOTO)

Presidenti Ilir Meta, duke iu referuar shifrave të INSTAT, shprehet i shqetësuar për situatën me blegtorinë.
Kreu i shtetit thotë braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.
“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.
Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.
Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.
Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë! “, shkruan presidenti.