EULEX/ Gucati frikësoi dëshmitarët dhe nxorri informacionet, rrezikon deri burgim të përjetshëm!

Gjykata Speciale e Hagës e arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë Hysni Gucatin sepse ka frikësuar dëshmitarët dhe është hakmarrë me qellim për të penguar drejtësinë.

“Për të dyshuarin Gucati është lëshuar fletë-arresti për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Neni 392 i Kodi Penal të Kosovës parasheh dënimin për këtë akuzë 5 deri në burgim të përjetshëm.

Gjykata Speciale e Hagës për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, Hysni Gucati shënon se ai ka “penguar administrimin e drejtësisë” duke publikuar “informacione konfidenciale” të rrjedhura prej saj.

Qoftë Dhomat e Specializuara, qoftë dhe EULEX nuk përmendën deklaratat e tyre arrestimin e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj u arrestuan të premten disa javë pasi Organizata e Veteranëve të Luftës mori disa dokumente të rrjedhura nga Gjykata Speciale. Gucati pati deklaruar në media se këto dokumente tregonin lidhje të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë e Serbisë dhe pjesë të veçanta të tyre u bënë publike.

Pas arrestimit të tyre kanë reaguar edhe liderët kosovarë të cilët  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat theksoi se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe theksoi se aksionet e djeshme nuk kishin asnjë arsye për të ndodh në atë formë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT