Rama pas takimit me drejtorët: Me Vlorën nuk më ndanë asgjë. Duhet të bëjmë maksimumin për…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi sot në Vlorë me drejtorët e qytetit dhe Asamblenë e PS.

I pyetur sërish nëse do të kandidojë për deputet në Vlorë, Rama nuk dha një përgjigje të qartë, por tha: “Pavarësisht se ne jemi besimplotë se do të fitojmë, duhet të bëjmë maksimumin se fitorja nuk është qëllim në vetvete, por rezultat i punës në krye të detyrës. Kandidoj apo jo si deputet, me Vlorën nuk më ndan asgjë. Siç kemi bërë për Vlorën”.

Kryeministri u shpreh se mes të tjerash se është bërë shumë punë, por shtoi se duhet përmirësuar edhe më tej shërbimi online.

“Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhët e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT