Tabaku publikon shifrat: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë persona

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Tabaku publikoi shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, ku rezulton se janë larguar 219 mijë persona.

Sipas ish-deputetes, vizioni i PD është ‘Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri’.

Postimi i Tabakut

Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit kerkojne azil që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 azilkerkues janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim.

Tabaku publikon shifrat: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë persona

Back to top button
LAJMET E FUNDIT