Ministri serb i Mbrojtjes tregon misionin e Vuçiç

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka përsëritur sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është, ka për detyrë dhe duhet të jetë president i të gjithë serbëve kudo që jetojnë. Ai shtoi se Vuçiç duhet ta krijojë “botën serbe”.

“Sikur të kishim guxim që në dy ish-Jugosllavi të hartonim e të tregonim ku jetojmë, sot nuk do të flitnim për këto. Por nuk kemi pasur guxim, e edhe fuqitë e mëdha asnjëherë nuk ua kanë lejuar serbëve të bashkohen”, tha Vulini për televizionin serb “Pink”.

Ministri i Mbrojtjes tha se të gjithë serbët duhet të marrin vendime të përbashkëta për çështje të rëndësishme, se mjaft “kanë kërkuar falje për Serbinë e Madhe” dhe shtoi se bashkimi territorial i Gjermanisë për askënd nuk ishte problem, por bashkimi politik i serbëve është problem, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT