Haga nuk ndalet, Agim Çeku nesër i merret dëshmia si i dyshuar

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Çerkini.

“Po, z. Çeku e ka bërë të ditur edhe vet më 3 shtator se do të intervistohet në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit”. Intervistimi pritet të mbahet në orën 9:30. Ish-kryeministri i Kosovës e pati thënë për Klan Kosovën: “Jam ftuar në intervistë si i dyshuar, do të udhëtoj më 28 shtator”.

Nisja e hetime për krimet kundër njerëzimit ndaj ushtrisë se UCK-së ka nxitur reagime të shumta. Eulex arrestoi dy ditë më parë dy drejtuesit e shoqatë së OVL-UCK-së, duke krijuar tensione. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dërguan pas arrestimit drejt Hagës. Ndërsa veteranët e luftës kanë bërë të ditur se do të dalin në protestë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT