E RRALLË: Kaprolli filmohet fare pranë Tiranës (VIDEO)

Një kaproll është filmuar diku në malet pranë kryeqytetit.
Video e shkurtër e publikuar në rrjetet sociale, tregon atë që duket të jetë femra e një kaprolli, teksa kërcen në ajër. Personi që e ka filmuar ka vendosur të mos e tregojë vendin e saktë, nga frika se mund të vë në rrezik kaprollin për shkak të gjuetisë së paligjshme, raporton newsbomb.al
Në rrjetet sociale, disa prej komentuesve besojnë se është dhi e egër, por me gjasë bëhet fjalë për një kaproll.
Pamjet janë thjesht fantastike, dhe diçka e rrallë për faunën e Tiranës.