Rama merr videon nga qytetari dhe frymëzohet: Më dërgoni ankesa dhe kritika por pa sharje

Kryeministri Edi Rama ka krijuar një urë komunikimi ku fton qytetarët të paraqesin problematikat e tyre.  Kjo erdhi si shtysë e një video e mbërritur në adresën e e kreut të qeverisë ku një qytetar e falenderon për heqjen e TVSH-së dhe tatim fitimit.

“Përshëndetje me heqjen e tatimit dhe TVSH për ne është një super fitim. Nëse kryeministri e mban fjalën ne e falenderojmë dhe mbështesim”, shprehet qytetari.

Rama thotë se do t’i përgjigjet edhe vetë ai kritikave dhe kërkesave për të parë më pas se çfarë ka në dorë për ta zgjidhur.

“Nga kjo video spontane e këtij zotërisë që nuk e njoh dhe i uroj çdo të mirë, më lindi një ide!

Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë

Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju

Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj

[email protected] duke postuar videon tënde të drejtëpërdrejtë nga celulari”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT