“Masa më efikase kundër përhapjes së COVID”- Ministria apel shkollave e bizneseve: E domosdoshme….

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije të dhënat e fundit në lidhje me epideminë e COVID në vend, ku u regjistruan 132 raste të reja, ndërsa humbën jetën 3 persona në 24 orët e fundit.

Në deklaratën për mediat, Ministria e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve që të mos ulin vigjilencën, e të zbatojnë masat anti-COVID.

Ministria thekson se maska është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, duke bërë thirrje që ajo të vendoset në çdo ambient ët mbyllur dhe ku nuk ruhet distancomi fizik.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID

Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.

Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19”, bën apel Ministria e Shëndetësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT