“Portofoli ka shkuar me minus”- Artistët të revoltuar: Shteti të na lejë të punojmë ose të na kompensojmë

Artistët janë revoltuar pas vendimit të fundit të qeverisë që restorantet dhe lokalet të vijojnë aktivitetin edhe në ambientet e mbyllura duke filluar më 1 tetor, por duke mos lejuar muzikën live.
Të ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, këngëtarët Elton Deda dhe Xhesika Polo shprehen se situata e tyre ekonomike është përkeqësuar gjatë këtyre tetë muajve.
Deda u shpreh se ata kërkojnë një përgjigje nga qeveria, t’i lejojnë të punojnë ose t’i dëmshpërblejnë
“Qeveria ka marrë masa kundër nesh. Një masë që është marrë ë kuadër të pandemisë, ne i kuptojmë këto, por kur bëhet shumë, bëhet shumë. Kanë kaluar 8 muaj që nuk shkojnë të ardhura në shtëpitë tona. Duhet ët dimë ca do bëhet me ne. Në momentin që na kanë mbyllur dhe ne jemi shprehur se po teprohet, se ne as nuk kompensohemi. 8 muaj janë punë e humbur, ok 3 muajt e karantinës, por a duhet menduar dhe për këtë komunitetin tonë? Unë mendoj që po. Paga e luftës ishte vetëm 8mua, por për njerëzit që nuk ushtrojnë dot profesionin vet, qeveria duhet t ‘i kompensojë. Si do jetojmë ne? Ne jemi një komunitet, por i paorganizuar. Ne duhet ët organizohemi sa më shpejt, do bëjmë një përfaqësi tonën”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Xhesika Polo u shpreh se komuniteti i tyre është lënë në harresë dhe se nuk është gjetur asnjë zgjidhje për ta.
“Në momentin që buke vë dot në punë profesionin tënd, nuk do nxjerrësh të ardhura dhe portofoli ka shkuar me minus. Ne jemi lënë në harresë duke mos gjetur as zgjidhej dhe duke mos dhënë as informacion se sa të përgatitur duhet të jemi ne dhe sa do të zgjasë kjo”, u shpreh Polo.