“Marrëveshja e 5 qershorit të respektohet”- Soreca thirrje palëve: Ndryshimet në Kod duhen diskutuar para se…

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka kërkuar respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit mes palëve, reagim që vjen pas atij të ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Në twitter, Soreca thotë se çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kosit Zgjedhor, që shkojnë përtej marrëveshjes, duhet të diskutohen ën Këshillin Politik, para se të kalojnë në Kuvend.

“Përsëris qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor të Shqipërisë, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, diskutohen si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”, shkrua Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT