Ndryshon vendi/ Ja kur do mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, 3 ‘çështje të mëdha’ në tavolinë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë, jo në Shkodër!

Raportohet se mbledhja mes dy qeverive do të zhvillohet në datë 2 tetor në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve.

Në takimin e dy qeverive parashikohet të nënshkruhesn 3 marrëveshje “të mëdha” të paralajmëruara nga zëvendëskryeministrja e Kosovës.

Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT