Deputeti bën deklaratën e papritur: Rama e shkarkoi Lleshajn, ja kush është personazhi i njohur që ndërhyri. Ka dashur ta bëjë President por nuk donte Berisha atë kohë

Deputeti, Lefter Maliqi  deklaruar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shkarkua nga kryeministri Edi Rama në kohën e pandemisë, por pati një ndërhyrje të fuqishme nga Ismail Kadare.

“Rama e hoqi në kohën e pandemisë, por për shkak të mikut të përbashkët, që është shkrimtari Ismail Kadare, e mbajti në postin e ministrit të Brendshëm. Unë jo më kot thashë se informacionet dhe brenda PS dhe strukturave policisë i kam të sakta. E gjithë karriera e tij ushtarake, është për shkak të Kadaresë. Lleshaj mund të jetë i aftë më shumë seç duket po u përdor nga Edi Rama kundër opozitës, goditja ndaj medias dhe gazetarëve. Të gjithë këto që zbatoi si ministër bëjnë që Rama pasi e përdori e ta hedhë”, deklaroi Maliqi në Top Talk.

Më tej ai theksoi se aktualisht, Lleshaj po tenton që të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, duke shfrytëzuar pikërisht miqësinë që me shkrimtarin e njohur shqiptar.

“Kadare po lobon për ta bërë ministër Mbrojtje, por nuk ka pranuar. Madje Kadareja ka lobuar që Lleshaj të bëhej edhe President, por nuk ka dëgjuar Berisha në atë kohë, këto janë burime tepër të sigurta dhe mbaj përgjithësi për këtë që them”, theksoi Maliqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT