Aplikimet në BKH/ Apeli i Yuri Kim: Momenti për t’iu përgjigjur korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.
Kim shkruan në Twitter se është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri duke apeluar për të vepruar, teksa afati i fundit për aplikimet skadon në mesnatë.
“Eshte momenti për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.