“Po përgatiten t’i japin mandatin e 3-të Ramës”, Ibsen Elezi nxjerr prapaskenat dhe iu drejton thirrjen e fortë demokratëve: Turp! Mos u bëni patericë e…

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj Bashës, ka dalë me një thirrje të fortë për gjithë demokratët.
Elezi iu bën thirrje që të zgjohen dhe të mos bëhen patericë e Edi Ramës se kështu do t’i dhurojnë mandatin e tretë.
Postimi i plotë:
REPUBLIKASVE !
– Nuk ju ben pershtypje tallja me cadren dhe marrveshja e turpshme e 17 Majit.
– Nuk ju ben pershtypje lista bastarde e bere per nje nate, me figura qesharake.
– Nuk ju ben pershtypje humbja diskretituese e zgjedhjeve te 2017.
– Nuk ju ben pershtypje zgjedhja Fals me vota te manipuluara (korrik 2017) e kryetarit te tyre.
– Nuk ju bejne pershtypje protestat tallese me demokratet pas braktisjes parlamentit (2019)
– Nuk ju ben pershtypje Betimi i rreme se nuk do kete me zgjedhje me “Edi Ramen”.
– Nuk ju ben pershtypje betimi i rreme ne “Kish te Lacit”
– Nuk ju ben pershtypje falja ne tavoline e 60 bashkive.
– Nuk ju ben pershtypje tallja artistet per teatrin. (do shkelin mbi trupat tane)
– Nuk ju ben pershtypje mashtrimi, “Ju kerkoj falje dhe premtoj rrejshem se deputetet do i perzgjedhni Ju demokratet”. Sot PERZGJEDHJEN e kane deformuar te KONFIRMIM.
Republikasit kane nje fytyre me Rilindasit e Rames, jeni vellezer gjaku dhe “idealesh”.
Po te jesh mashtruesh dhe i poshter Republikasve ju dukesh Lider Perendimor.
Te jesh REPUBLIKAS i RI eshte TURP, je paterice e Edi Rames.
DEMOKRATE edhe pse vone duhet te zgjohemi dhe ti perzeme nga shtepia jone, perndryshe Republikasit po pergatiten ti japin mandatin e 3-te Rames dhe struktures mafioze qe ka kapur peng vendin.