Universitetet/ Ministria e Arsimit firmos vendimin: Ja kur nis viti i ri akademik 2020-2021

Ministria e Arsimit ka firmosur vendimin për nisjen e vitit të ri akademik 2020-2021.

Viti i ri universitar 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor, ndërsa për shkak të COVID, do jetë një vit ndryshe nën një protokoll të rreptë masash.

Urdhri për caktimin e vitit akademik në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend është firmosur nga  ministrja Evis Kushi.

Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ndërkohë vijon faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.

Universitetet/ Ministria e Arsimit firmos vendimin: Ja kur nis viti i ri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT