Greva në Ballsh, flet një prej naftëtarëve: Jemi 10 veta, vendi ku rrimë ka lagështirë! Duam plotësim 100 përqind të kërkesave

Një nga naftëtarët e Ballshit në grevë tha se askush nuk i ka dëgjuar kërkesat dhe se vijojnë të jenë në grevë 10 persona.

Ndonëse janë 10 vetë në grevë ai tha se me to është i gjithë qyteti i Ballshit.

“Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona”, tha një prej naftëtarëve për report tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT