‘Kusht për negociatat…’/ Soreca takon Vitore Tushën, porositë për Gjykatën Kushtetuese dhe KED

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas Sorecës, gjatë takimit ishte njohur për punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

“Sigurimi i funksionalitetit të plotë është kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e anëtarësimit”, shkruan midis të tjerash ambasadori.

Ai thotë se mirëpret hapjen e garës nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit të Shqipërisë për anëtarë të rinj të Kushtetueses.

“Është kritike që KPA të përfundojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për postin ekzistues të lirë”, shton ai.

'Kusht për negociatat...'/ Soreca takon Vitore Tushën, 

'Kusht për negociatat...'/ Soreca takon Vitore Tushën,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT