Dialogu Kosovë-Serbi, kryetari i Mitrovicës: Komuna ka kufirin e vet, edhe ura mbi Ibër

Kryetari i Komunës së Mitorvicës Agim Bahtiri, thotë se Komuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Bahtiri është shprehur se ka kundërshtuar qëndrimin që ura mbi Ibër të jetë temë dialogu në mes Kosovës e Serbisë. Negociatat për Mitrovicën dhe urën mbi Ibër sipas tij kanë përfunduar në vitin 2015.

“Negociatat për Mitrovicën kanë përfunduar më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendos dhe i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ, sepse kjo do të sillte ndarjen e Mitrovicës”, është shprehur Bahtiri në RTK.

Për arrestimet e Gjykats Speciale, kryekomunari i Mitorvicës është shprehur se në vend që të dënohen ata që kanë vra, po dënohen të pafajshmit. “Unë dhe familja ime ja heqim kapelën çdo njëri që e ka marr pushkën me luftua për liri. Por tani jemi të pafuqishëm tu ndihmojmë. Na kanë vra në shtëpitë tona, nuk i kemi shkua askujt ta vrasim. Në vend që të dënohen ata që na kanë vra, po dënohen të pafajshmit”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT