FAKSIMILE: Biznesmeni i njohur merr me koncesion për 10 vite liqenin në Butrint, ankesa se njëra nga firmat rezulton e paregjistruar

“Rofaza shpk” ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro”.

Administrator i saj është biznesmeni i njohur Gjergj Luca, prona e të cilit në fshatin Labinot të Elbasanit ëhtë përmendur shpesh në media kryesisht për dy gjëra:

Për faktin se aty zhvillohen shpesh mbledhje partiake të PS.

Dhe për protestat e banorëve të  fshatit se sipërmarrësi po u grabit ujin publik dhe tokat si dhe ndot lumin Shkumbin me mbetjet e peshkut.

Luca është shpallur fitues bashkë me firmën “Kleris B” sh.p.k dhe do përdorin privatisht për 10 vite Liqenin e Bufit dhe Pritën e Rrëzës, në Sarandë.

Të dy kompanitë janë shpallur fites me 92.6 pikë, duke mundur dy garuesit e tjerë.

Fituesit kanë të drejtë përsëritjeje edhe 20 vite të tjera pa konkurrent.

Nga verifikimet del se “Kleris B shpk” nuk ka ekzistuar dhe nuk është e regjistruar në QKB.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT