Imzot Frendo thirrje shqiptarëve: Ja kë duhet të votoni më 25 prill
Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, iu dërgoi një mesazh gjithë politikanëve shqiptarë, duke iu kërkuar që të ulen në dialog për të zgjidhur çështjet problematike dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin.
I ftuar në News24, Imzot George Frendo tha se politikës shqiptare i mungon vullneti për të dëgjuar, që sipas tij, është çelësi për dialog.
“Kam folur shumë për paqen, për dialogun mes politikanëve. Kemi organizuar në Shqipëri konferencë shtypi para zgjedhjeve lokale, në qershor të vitit të kaluar. Në fjalët e mia kam theksuar nevojën për dialog gjithmonë. Por dialogu kërkon një dëgjim, është fjala që hyn nga veshi, por duhet të pranohet nga zemra. Fjala “të dëgjoj” në shqip, të dëgjosh me veshë dhe të bindësh. Fatkeqësisht kjo mungon, vullneti për të dëgjuar. Dialogu kërkon së pari atë përvuajtjet që na bëhen hapur për të dëgjuar dhe pranuar tjetrin.
Vota është një detyrë morale. Të votohet për atë që sipas shqiptarëve është më i mirë. Edhe nëse mendojnë se të gjithë janë të këqinj, të votojnë për atë që është më pak i keq,” tha ai.