VIDEO/ Arrestohet per korrupsion Gjyqtarja Margjeka, përplaset me policinë: Mos më prek se do të përplas andej, ky shtet nuk bëhet më

Në ambietet e jashtme të Gjykatës së Posaçme, situata është paraqitur e tensionuar pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policinë.

Ajo thotë se është sulmuar politikisht, ndërkohë që dëgjohen thirrjet:

“Ku do e çoni këtë vend me krim e drogë, turp të keni, ky shtet nuk bëhet më, mos më prekni. Shtet i korruptuar, mafioz e kriminal”.

Ndërkohë nga ana tjetër forcat e policisë kërkonin ta fusnin në automjetin e policisë për ta shoqëruar.

Ajo kërkonte median në procesin e saj gjyqësor. Ajo tha për gazetarët se po goditet politikisht për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

Margjeka u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT