Covid përhapet nga valët e muzikës, shpërthen eksperti i njohur: Ministra janë, gafa bëjnë

Deklaratat e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi se Covid përhapet nëpërmjet valëve të muzikës ka shkaktuar reagime të shumta. Eksperti i njohur, mjeku Erion Dasho në një koment të tijin e ka ironizuar këtë deklaratë duke theksuar se kjo gafë sikur mund të mos mjaftonte, ministri u shpreh me siguri të plotë. Ai shton se këto deklarata të çuditshme u bënë edhe nga ministrja e Financave.
“Më vonë ministrja e Financave ju rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e Shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe ministrja e Financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e qeverisë deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID. Në ndryshim nga kolegu i Turizmit, ministrja e Financave deklaroi burimin e këshillës që ishte Komiteti i Ekspertëve”, thekson Dasho në reagim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë: MINISTRA JANË, GAFA BËJNË
E hapi lojën Z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i ministrisë që drejton. Sikur të mos mjaftonte gafa e parë shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, ju përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim.
Më vonë ministrja e Financave ju rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e Shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe ministrja e financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e qeverisë deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID. Në ndryshim nga kolegu i Turizmit, ministrja e Financave deklaroi burimin e këshillës që ishte Komiteti i Ekspertëve.
Deklaratat e dy ministrave janë jo-profesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga qeveria ku ata bëjnë pjesë.
Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e shëndetësisë dhe shëndetit publik të sqarojnë publikun.
Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto! Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet!
Për sa i takon ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur…