Raportuesi i PE për Shqipërinë përshëndet krijimin e Aleancës për Media Etike

David Lega, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ka përshëndetur përpjekjen e një grupi të gazetarëve shqiptarë për të krijuar vetërregullimin e brendshëm të medias online.

“Lajm i mirë për median online në Shqipëri. Vetërregullimi-media të pavarur. Qeveria ka propozuar një ligj për antishpifje, por liria e medias është jetësore për demokracinë dhe e domosdoshme për të siguruar rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Lega.

Ditën e djeshme, një grup përfaqësues nga mediat shqiptare kanë rënë dakord që të krijojnë një Aleancë të re për vetërregullimin e medias në vend, kryesisht atë online, pasi është vënë re që nga disa media online shkelen rregulla elementare si ajo e pronësisë apo Copyright-it, por edhe etika, të drejtat e fëmijëve, persona me aftësi të veçanta etj.

20 media të rëndësishme, kryesisht online dhe audiovizive në vend kanë rënë dakord që të krijojnë Aleancën për Media Etike në Shqipëri, e cila ka miratuar edhe Rregulloren e saj.

Aleanca për Media Etike ka pranuar Kodin e Etikës së gazetarit si standardi më i mirë profesional dhe ka rënë dakord, që këtë Kod ta përmirësojnë për zhvillimet e reja, mbrojtjen e copyright-it të materialeve të prodhuara nga gazetarët që janë pjesë e aleancës. Aleanca zgjodhi Bordin e Etikës prej pesë anëtarësh që do të përpiqet të zgjerojë procesin e përfshirjes së medieve të tjera online dhe vizive.

Aleanca është një nismë që mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës. Ka qenë pikërisht Strasburgu që ka kundështuar ligjin Antishpifje, i cili ka kërkuar që të problemet në media të zgjidhen me anë të vetrregullimit dhe jo me anë të ndëshkimeve me anë të gjobave. @GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT