“Mos i jepni dorën…”/ Perla e “epidemiologut” Safet Gjici në takimin me të moshuarit (VIDEO)

Kryebashkiaku i PS në Kukës, Safet Gjici, ishte sot pranë një familje të moshuarish në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve.

Teksa u fut në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiku, mori rolin e epidemiologëve dhe ekspertëve të shëndetësisë, teksa foli për rrezikun e virusit, duke dhënë edhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus se me thënë të drejtën virusi është vdekje prurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën.”, deklaroi Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë.

Por këshilla e kryebashkiakut zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe iu shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.

“Mos i jepni dorën…”/ Perla e

Ndoshta kryebashkiaku harroi se kamera vazhdonte të ishte ndezuar, pasi takimet aq të shpeshta me regji qendrore, janë bërë të neveritshme jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë politikanët.

Shihni Videon:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT