Basha kërcënon me burg Ramën: Dosjet janë gati! S’ka shpëtim edhe nëse hipën majë degëve të ullirit në Surrel

Kryetari i PD Lulzim Basha është zotuar se do të çojë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama. Basha tha se ka bërë gati dosjet e kryeministrit dhe pas 25 prillit, do shkojë për ndjekje penale.

Lideri i PD konfirmoi edhe një herë se nuk do të bëjë as koalicion qeverisës me Edi Ramën.

“Dosjet e Edi Ramës janë gati. Zotohem sonte Edi Rama do të shkojë në ndjekje penale. Pas 25 prillit e pret drejtësia dhe ndëshkimi i merituar. Nuk është në dorën time ta ndëshkoj, por dosjet galopante të korrupsionit do të shkojnë në prokurori. Nuk ka koalicion me Edi Ramën, nuk ka koalicion me të keqen.”, tha Basha.

Basha tha se nuk do të pranojë as bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nuk ka bashkëqeverisje me Edi Ramën. As tani para zgjedhjeve. As bashkëqeverisje teknike. Ai nuk ka shpëtim, është i pashpresë. Edhe sikur të hipë majë degëve të ullirit në Surrel dhe këndon si këndez, i pashpresë ngelet”, tha Lulzim Bashan në syritv.

Kryetari i PD, tha se ndër vendimet e para si kryeministër do kërkojë kufizimin me vetëm dy mandate të kreut të qeverisë. Pra, sipas tij, të mos ketë kryeministër për tre mandate.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT