Nishani: Qeverisja e xhahilëve injorantë dhe hajdutërisë fsheh krimin e zhytjes së vendit në borxhe, nuk lejon shqiptarët të shijojnë jetën. Do ndëshkohen
Ish presidenti, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për borxhin galopant saipas tij.
Duke përmendur BERZH, Nishani thotë se kjo qeverisje është xhahile dhe injorante që po fsheh çdo krim për shkak të hajdutërisë së saj.
Njëherësh ish kreu i shtetit paralajmëron se ky krim do të ndëshkohet.
Postimi i plotë i Nishanit:
BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), një prej institucioneve financiare më prestigjoze në botë, deklaron sot se borxhi publik i Shqipërisë në vitin 2020 arriti në 80% !
Skandal madhor, krim i rëndë !
Opozita shqiptare prej vitesh denoncon këtë krim dhe kërkon ndaljen e tij.
Qeverisja rilindse e xhahilëve injorantë dhe hajdutërisë së grykësisë e mohonte dhe e fshihte këtë krim !
Ky skandal dhe krim i rëndë ekonomik e financiar i zhyt shqiptarët në një varfëri edhe më të madhe edhe për vite të tjera.
Zoti ju ka falur shqiptarëve burime jetese bujarisht, por injoranca e xhahilëve dhe makutëria e hajnisë që kanë marrë peng shtetin e pushtetin nuk i lë të ngrenë kokën, të shijojnë jetën e të ndihen njerëzor !
Çdo krim është i papranueshëm, i rëndë dhe i dënueshëm, por ky krim financiar është një superkrim që nuk do mundet të shkojë pa u ndëshkuar.
(Ah po, se për pak i nënvleftësuam; oligarkët sharlatanë janë të kënaqur, ata marrin miliarada, natyrisht)