Sandër Lleshaj tregon lidhjen me mbretërinë shqiptare: U detyrova të ndryshoj mbiemrin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zbuluar se familja e tij ka patur një mbiemër tjetër. Lleshaj tha në news24 se ka patur mbiemrin Zogu, të njëjtë me mbretin Zog, por u detyrua ta ndryshonte në vitet 1930.

“Mbiemri im i hershëm është Zogu, por nuk kam lidhje me Ahmet Zogun. Jam me fat. Na e ndryshuan mbiemrin në vitet 1930. Unë jam me fat. Në Shqipëri ministrat e brendshëm kanë qenë pa fat”, deklaroi ministri.

Ministri tha se pavarësisht krimeve të fundit, Shqipëria ka parametra më të mirë të sigurisë në 30 vjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT