Vritet biznesmeni shqiptar në Serbi, pamjet e shkëmbimit të zjarrit (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në Novi Pazar të Serbisë është vrarë një biznesmen shqiptar, pronar i një agjencie turistike në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri nga kamerat e sigurisë.

Autori pasi i ka qëlluar është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është arrestuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT