Rama zbulon lajmin: HEC-i i Skavicës financohet nga SHBA, marrëveshja nënshkruhet…

Gjatë mbledhjes së organizuar mes qeverive Shqipëri-Kosovë kryeministri Rama zbuloi marrëveshjen e rëndësishme për projektin e HEC-it të Skavicës.

Në prani të kryeministrit kosovar Avudall Hoti, Rama tha se pritet të nënshkruhet marrëveshja nesër mes Shqipërisë dhe SHBA që këto të fundit të financojnë projektin.

“Po e them sot se do e dëgjonit nesër,- i tha Rama, gazetarit nga Kosova, – ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidentit”.

Po ashtu SHBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë ne Europë pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.

Këto janë xheste në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”,- vijoi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT