“Heqja e kufirit me Kosovën”/ Rama zbulon ambicien e madhe

Po zhvillohet sot në Tiranë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës ku në axhendë është nënshkrimi i 14 marrëveshjeve.

3 Janë më të rëndësishme: Kosova me doganë në portin e Durrësit, linjë e përbashkët hekurudhore dhe ndërtimi i një hidrocentrali.

Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama theksoi se takimet ndër qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë një mundësi shumë e mirë qoftë për të bërë një bilanc të hapave të hedhur, qoftë për të hedhur piketat për hapat e mëtejshëm.

“Dua të theksoj hapjen e pikave kufitarë dhe përmirësimin e infrastrukturës Morinë-Vërmicë. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Është me rëndësi që ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të kontrolluar në kohë reale të gjitha hyrjet dhe daljet. Kjo do të na mundësonte hapjen e kufirit. Por pa abuzuar me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT