Kryeministri Rama zbulon planin: Shqipëria e Kosova me një port të përbashkët në Durrës

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit të dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Pallatin e Kongreseve, tha se dy vendet do të kenë një port të përbashkët në Durrës.
Kjo është në kuadër të shumë bashkëpunimeve mes dy vendet, duke parë dhe që shkëmbimet tregtare kanë funksionuar më së miri edhe në një klimë jo favorizuese si kjo e pandemisë.
“Ambicja jonë nuk duhet të ndalet vetëm në një stacion, apo vetëm një pikë kalimi doganor. Ne do kryejmë njohjen automatike të garancive doganore, hapje e kapitullit të ri, të realizimit të një objektivi
Kriza e shkaktuar nga pandemia nxorri në pah, jo vetëm dobësitë, është fakt që si rezultat i heqjes së barrierave është shënuar rritje e konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare në një klimë jo favorizueze. Është shënuar shifra më e lartë ndonjëherë. Është një potencial i madh për t’u shfrytëzuar.
Pika tjetër ku dua të vë theks, është ndërlidhja, dixhitale dhe hekurudhore. Ky hap do të kërkojë kohën e vet për t’u materializuar. Do krijojmë një port të përbashkët në Durrës, të Shqipërisë e Kosovës, e kërkon vetiu një lidhje të shumëfishtë nga pikëpamja e transportit. Pas një odiseje të gjatë, do nixim ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Vendet e rajonit tonë duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurtë në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur.
Ne jemi angazhuar të shohim investimet energjitike për dy vendet. Kjo është një temë që po e zhvillojmë e që duam ta çojmë përpara drejt një integrimi.
Arritjet e forcave shqiptare në disa vende të rajonit, flasin qartë për potencialet që ka bashkimi i shqiptarëve, fuqizimi i zërit të tyre në institucionet ligjvënëse të rëndësishme,” tha Rama.