Edi Rama thumbon Kurtin e Ramushin: Sot i dorëzoj kolegut Hoti doganën e Kosovës në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e shtypit me homologun e tij të Kosovës, Avdullah Hotit, pas mbledhjes së përbashkëta të dy qeverive, se sot do t’i dorëzojnë Kosovës doganën e saj në Portin e Durrësit, i cili de fakto tani është një Port i Kosovës.

Rama, deklaroi gjithashtu që Shqipëria dhe Kosova kanë bashkuar tregun e punës, ku nuk ka nevojë për leje pune ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, Rama, në fillim të fjalës së tij, ka mbajtur një fjalë të fortë për Mini-Shengenin, për të cilin është sulmuar prej një viti nga disa politikanë në Tiranë e Prishtinë, e në radhë të parë kryeministri Avdullah Hoti, por edhe nga Albin Kurti e Ramush Haradinaj.

Rama, i shprehur triumfues pas firmosjes së mini-shengenit edhe nga Kosova e Serbia në Shtëpinë e Bardhë, ka thumbuar ish-kritikët e tij, duke deklaruar se mini-shengeni rajonal është një projekt për fëmijët tanë dhe nuk duhet të nxjerrim sytë e njëri-tjetrit dhe t’i përdorim për favore elektorale.

“Duhet të kemi qasje strategjike si shqiptare dhe si dy shtete dhe jo të ndahemi me njëri-tjetrin”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzës së ish-kryeministrit Albin Kurti, Rama tha se si mund të përfitojë më shumë Serbië, e jo Porti i Durrësit që do të kryejë të gjitha transportimin e mallrave.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hotit, deklaroi se marrëveshjet do të firmosen në Prizren në një takim të përbashkët të dy qeverive për shënimin e 150 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Hoti, u tregua me takt dhe nuk e përmendi çështjen e Shengenit ballkanik dhe tha se ka deklaruar se pas marrëveshjes së Uashingtonit ka një momentum të ri.

Deklarata e Ramës

Së pari faktet, viktimat e kohës sonë, faktet flasin për një progres të prekshëm në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit dhe tregojnë se asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër. Marrëveshjet ose janë zbatuar ose janë në zbatim.

Më vjen mirë që sot jam këtu me Hotin. kreun e qeverisë së Kosovës i cili me urtësi, mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar që në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE dhe SHBA.

Më vjen mirë që tanimë tabuja e shengenit rajonal ka rënë. Ai është projekti i fëmijëve tanë, që ansjë burrë në çfarëdo moshe qoftë nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë. Shengeni rajonal do ndikojë drejtpërdrejtë në një të ardhme më të mirë për rininë tonë. Është një projekt transformues për të mënyrën e të jetuarit që të shkëputemi nga e shkuara edhe për zgjidhjen e njohjes së Kosovës nga Serbia e cila mund të realizohet vetëm në rrugë diplomatike përmes aftësisë për të fituar një betejë si kjo që është diplomatike dhe jo ushtarake. Kosova e ka fituar lirinë dhe i takon Kosovës dhe ne krah për krah me Kosovën që të jem në lartësinë e sfidës për lirinë.

Do vizitoj kryeministrin për të firmosur marrëveshjen e kthimit të doganës së Durrësit, portin de fakto të Kosovës. Jam i kënaqur që më në fund kemi çliruar krahun e punës në Kosovës në Shqipëri. Nuk ka nevojë për letra pune. Kjo është një kërkesë e hershme e sipërmarrjes dhe nuk e di se sa e justifikueshme është. Shumë gjëra janë vonuar në emër të luftërave imagjinare ndërkohë që lufta ka vite që ka mbaruar. @GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT