Nis krisja e opozitës? Ristani flet troç: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.

“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.

Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave”, tha Ristani.

Arben Ristani ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas “krisjes” që pati mes tyre.

Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT