S’ka kompromis/ PS kalon koalicionet me listë unike: Opozita e re bojkoton mbledhjen

Nuk ka konsensus as me opozitën parlamentare për listat e hapura dhe koalicionet. Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimin e PS për koalicionet me listë unike. Përballë këtij vendimi opozita e re ka bojkotuar mbledhjen duke e cilësuar draftin e ri të paraqitur nga socialisti Gjiknuri si një truk.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi se koalicionet do të lejohen, por do të trajtohen njëlloj si partitë.

“Koalicioni do të lejohet, por do të trajtohet një lloj si partitë. Në një listë të përbashkët partitë mund të grupojnë kandidatët. Ata që thonë se koalicionet nuk lejohen, bëjnë propagandë. Listat e hapura nuk lejojnë koalicionet”, u shpreh Gjiknuri. PS është tërhequr edhe nga rifutja në listën e votuesve të personave mbi 100 vjeç dhe personave me paaftësi për të vepruar. Kjo tha Gjiknuri është një kërkesë e ODIHR por që nuk është dakordësuar me Partinë Demokratike.

Diskutimet në komision

Fino: Pse bëhet ky përjashtim për kryetarët e partisë? Ai është i fortë. Pse është frikë mos fiton kryetari në një qark të caktuar? Është jo korrekte. Fyese për të gjithë armatën e madhe të atyre që do kandidojnë.

Shameti: Nuk ka të bëjë me kryetarin e partisë sonë apo partive të mëdha, por është kompromis me subjektet e tjera, kryesisht të partive të reja. Është propozim i opozitës parlamentare

Fino: Ata ikin, të shajnë kur ikin, dhe ti ju miraton amendamentet

Debati para bojkotit të opozitës

KORAB LITA: Dy pika që na ndajnë, pragu, që pak a shumë mund të gjendet zgjidhje. Por pika ku jemi më larg, është listimi i kandidatëve të partive politike. Që diskutimi të shkojë nen për nen, duhet të diskutojmë paraprakisht këto dy nene dhe më pas të vazhdojë. Listimi i listave është problem i brendshëm. Ndryshimet kushtetuese që kemi miratuar janë të qarta. Lënë 2/3 hapur. Nëse ekziston vullneti i dy palëve, mund të bëjmë një nen me dy pika për t’i dhënë mundësi partive. Mund të bëjmë në nen që i japim të drejtë partive që sipas dëshirave të deklarojnë si të duan. Nëse PS do rilistim me numra, dhe ka një zonë të mbrojtur, të marrë mandatet e veta le t’i ruajë dhe më pas t’i listojë si të dojë.

ANDI PËRMETI: Kemi e-mail që na njoftoni. Unë dua të vij në 11:00, dhe jo në 8:00 dhe të thuash e ke përpara të shkruar. Të lexoj 100 faqe unë se ku e ke ti ndryshimin, dhe mos njoftohem me e-mail është shkelje proceduriale. Ti mund ta ndryshosh nenin, mund ta kërkosh paraprakisht. Të gjithë po kërkojnë faqet. Askush nuk di çfarë është shkruar. Kjo është e tepërt. Ose ta lexojmë paraprakisht, ose të shtyjmë mbledhjen. Ta lexojmë e të shohim çkeni bërë. Kjo dhe për meritë të Damianit, i keni aq të komplikuara formulat sa i keni aq të mbyllura po doni ti shisni si të hapura listat.

RALF GJONI: 17 janar, 9 muaj, kam dorëzuar një nga projektligjet më të mira të shkruara ndonjëherë në historinë e Kuvendit. Këtu ka firmosur Gramoz Ruçi, dhe i ka kërkuar Hajdarit e Gjiknurit ta shqyrtojnë.

Nuk e dija që Damiani ka më shumë forcë se Ruçi. Bravo të qoftë Damian. Nuk bëhet kështu parlamenti. Kush ka punuar 24orë në një ambient profesionale në jetën e tij, si mund 100 e ca faqe të na vihen këtu përpara syve, që i negocion Damiani me njerëzit e Lul Bashës. Dhe ne përdoremi. Unë i qëndroj deri në fund propozimit tim. Keni 200 mijë shqiptarë minimumi që mbështesin ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Doni pëveçse të talleni me shqiptarët, me deputetët e opozitës, doni të kaloni fët e fët iniciativa që shkojnë ndesh me Kushtetutën.

MYSLIM MURRIZI: Zoti krytar, përderisa anëtarët e komisionit janë të panjohur me propozimin e ri të Damianit. Të bëhet një pushim.

Propozimi i ri i Damian Gjiknurit të PS synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT