“Gratë ose janë, ose nuk janë shtatzëna”, Bylykbashi: Ja pse Rama ka frikë ODIHR?

Në vitin 2001 PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. Një sistem i komplikuar që mund të manipulohej. Pikërisht sistemi që prodhoi Dushkun famëkeq që i dha padrejtësisht PS-së 9 deputete. Por nuk qe vetëm Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidatëvë të pavarur falso.
Për të manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me të njëjtat vota të marra, PS regjistroi shumë ministra dhe drejtues të saj si kandidatë të pavarur. Nëse ata fitonin, nuk quheshin si deputetë të PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-se nga llogaritja e përgjithshme. Nëse nga vota e përgjithshme proporcionale PS-se do t’i takonin 61 deputetë, por në mazhoritar kishte fituar 61 të tielle, PS nuk do perfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 në mazhoritar = 0 mandate kompensuese).
Por nëse 10 prej deputetwve socialiste ishin zgjedhur si të “pavarur”, këta nuk do t’i llogariteshin PS-së, e cila do të quhej se kishte fituar vetëm 51 deputetë nga mazhoritari dhe do t’i takonte të merrte edhe 10 të tjerë si kompensim nga proporcionali.
Me këtë truk, në vend që PS të merrte vetem 61 deputetë sa i takonte, do të merrte 71 te tillë (51 zyrtarisht dhe 10 të “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe kështu do të formonte qeverinë.
Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar të Kushtetutës në 1998 dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale te masakruara të 2000 si dhe protestonte në bulevard thuajse çdo ditë ndaj shkeljes së të drejtave.
Një nderkombëtar shumë i rëndesishem asokohe në Tiranë madje shprehej se “nësë gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atëherë është e lejuar”.
Më këtë “leje” në xhep, PS filloi fushatën. Kandidatet e saj të “pavarur” falsw që deri para fushate ishin ministra, bënin fushate me postera me logon e PS-së.
Por një profesor i shquar dhe ekspert ndërkombetar u skandalizua kur e dëgjoi këtë dhe e denoncoi publikisht në deklarate për shtyp ne Rogner. ODIHR u shqetwsua shumë për mundesitë manipulative të këtij truku dhe në Tirane erdhi vetë Drejtori i ODIHR.
Në oborrin e OSBE të mbushur me nderkombëtare dhe media, me një anglishte me theks francez, ai deklaroi:
“Kandidatet e pavarur jani si gratë shtatëzena. Grate ose janë shtatëzëna ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur, ose janë vërtet të pavarur ose nuk janë.” Të pranishmit qeshën me batutën lapidare që vrau falsitetin e “të pavarurve” te PS-se. Ndërkaq, ata që ishin aty e që kishin mbështetur këtë gjetjë te PS-se, ulën koken dhe heshtën. Më pas KQZ u detyrua t’i varte tek PS ministrat socialiste që garonin si të pavarur.
Kjo është nje histori e vërtetw e qershorit të 2001. Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar.
Për këtë arsye ka frikë nga ODIHR dhe bllokon Këshillin Politik që të kërkojë asistencën e tij, sepse e di epergjigjen.