“E harruar”- Publicisti poston fotot e shtëpisë ku ka jetuar familja e Nënë Terezës: Nëse do ishte në Spanjë e Itali…

Publicisti Albert Zholi ka denoncuar lënien në harresë të shtëpisë ku ka jetuar familja e Shenjtores Nënë Tereza.

“E harruar”- Publicisti poston fotot e shtëpisë ku ka

Me një shënim në facebook, Zholi ka publikuar foto të shtëpisë, ndërsa thotë se atje është vetëm një pllakë e thjeshtë informuese me mbishkrim modest: “në këtë shtëpi ka banuar familja e Nënë Terezës”.

“E harruar”- Publicisti poston fotot e shtëpisë ku ka

Sipas tij, ajo shtëpi që “duhej të ishte muze”, është në heshtjen e vetë pa asnjë orientim, apo sinjakistikë të veçantë.

“E harruar”- Publicisti poston fotot e shtëpisë ku ka

“Nëse kjo shtëpi do ishte në Spanjë, Itali, Gjermani, Serbi, Greqi, turistët do të mësynin dimër e behar”, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

A e dini se?! Jo më shumë se 120 metra nga qendra e Tiranës, paksa në juglindje ndodhet shtëpia ku ka banuar familja e Nënë Terëzës. Një shtëpi e thjeshtë Tiranase e cila ka vetëm një pllakatë me mbishkrimin modest “Në këtë shtëpi ka banuar familja e Nënë Terezës”. Asgjë tjetër! Këtë pllakatë duhet ta shikosh me vëmendje që ta gjesh. Në fakt, kjo shtëpi duhej të ishte muze, apo të kishte një tjetër status. Për Nënë Terezën gjithë bota ngrihet në këmbë dhe disa kombe duan t’ja tjetërsojnë origjinën. Nëse kjo shtëpi do ishte në Spanjë, Itali, Gjermani, Serbi, Greqi, turistët do të mësynin dimër e behar. Kjo shtëpi është në heshtjen e vetë pa asnjë orientim, apo sinjakistikë të veçantë. Dhe ne flasim për Nënë Terëzën është e Jona….Emrin ja duam-kujdesin e harrojmë…!

“E harruar”- Publicisti poston fotot e shtëpisë ku ka

Back to top button
LAJMET E FUNDIT