‘E nxorri serbin në det’, Rama citon At Gjergj Fishtën: Shqiptarët janë siç i do armiku! S’mund të ndërtojmë një Ballkan ku fitojmë vetëm ne

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Avdullah Hoti, kryeministri Rama nuk ka lënë pa përgjigje zërat kritikë në raport me Serbinë, teksa ka cituar At Gjergj Fishtën.
“Por kur thonë: E nxorri serbin në det? Me çfarë e nxorra? Me kuaj? Deti është i shqiptarëve, nuk është i serbëve, tani ne bëjmë një port të përbashkët dhe themi si pranojmë këto mallra të të tjerëve se janë me covid patriotik, kjo është cemenduri. Shpresoj që kësaj cmendurie ti ketë ardhur fundi dhe mos kthehemi prapë në bazë sic thoshte At Gjergj Fishta: Si janë shqiptarët? Siç i do armiku.
Ne kemi bërë një hap përpara me roamingun rajonal.
Të gjithë do kenë përfitimet e tyre se ne nuk mund të ndërtojmë një Ballkan ku fitojnë vetëm shqiptarët, duhet që ne të jemi me të gjithë, njerëz që shohim interesin, mes nesh kemi gjakun, vëllazërinë, traditën, me të tjerët kemi interesin”, tha Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Hoti.