Të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus.
Ashtu si edhe ditët e tjera, numrin më të lartë të infektimeve vijon që ta ketë Tirana.me 45 raste, e ndjekur me 20 raste nga Korça dhe 9 nga Shkodra.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë”, njoftoi ministria.
Në Spitalet COVID po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 152
Të shëruar ne 24 orë 194
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1008
Testime totale 91146
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive 5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër 60