‘Fake News-i’/ Rama sulmon ashpër Metën: Çfarë shëmtie! Të blesh pisa të huaj për të bërë pis atdheun dhe shitesh si patriot i përvëluar
Kryeministri Rama sulmon ashpër Presidentin Meta, në lidhje me një mashtrim të zbuluar kohët e fundit nga autoritetet italiane, sipas të cilave Meta dhe Berisha kanë aktizizuatr Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakeneës që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.
“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”, shkruan Rama.
Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, në vendin fqinj u publikua një fake news sikur në Shqipëri kishin mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë. Lajm që u shpall edhe në çadrën e ngritur nga PD para kryeministrisë.
Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës. Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri) për të cilin shkresa thekson se ka qenë kryeministër nga vitet 1999-2002 dhe krijues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “parti që bën pjesë edhe Kulla”, theksojnë dokumentet italiane.