“Ku shkuan lekët plako…”/ Kryeministri sqaron milionat e fondeve të tërmetit: Ju thëm plako se…

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar turin e inspektimeve në Thumanë, ku ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive të reja, për qytetarët që humbën banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Teksa po inspektonin truallin ku do ndërtohen banesat bashkë me Elvis Naçin, Rama iu përgjigj edhe akuzave për “avullimin” e fondeve miliona euro.

Kryeministri tha se punët po bëhen nga donatorët dhe jo nga qeveria.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Ku shkuan lekët plako? Ju thëm plako se lekët nuk shkuan asgjëkundi, pasi donatorët, siç janë Elvisi, siç është BE, lekët i shpenzojnë vetë. BE dhe Turqia I bëjnë të gjitha vetë, projektin, kompaninë, punëtorët. Se këtu thonë nuk ka punë, por punë ka. Të gjithë duan të punojnë në doganë, ose në rastin më të keq polic. Edhe Emiratet Arabe do I bëjnë vetë, me kompaninë e tyre dhe lekët e tyre.

Edhe fondacionet e tjera, qoftë Marini, qoftë Arbri kanë qenë shumë bashkëpunues.

Elvis Naçi: Kush na mirëkupton e falenderojmë shumë. Shpresojmë që ky vend të dalë bukur.

“Kjo pjesë e shtëpive të Thumanës së Re do të rindërtohet nga Fondacioni Firdeus, ndërkohë që së shpejti nis puna për pallatet, ku përveç kontributit nga buxheti i shtetit që do të mbulojë edhe pjesën e godinave social – kulturore dhe zonat sportive, do të integrohet edhe donacioni i Behgjet Pacollit”, shkruante Rama në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT