Koronavirusi/ “Gjatë verës kishim faktorë në favorin tonë”- Brataj paralajmëron: Nuk mund të rrezikojmë më…

Kreu i Urgjencës Ndërkombëtare tha se megjithëse pritet të ketë shtim të infeksioneve me koronavirus me ardhjen e dimrit, kjo nuk ka pse na çon ën panik.

Në një lidhej për “News24”, ai u shpreh se e domosdoshme është forcimi i respektimit të masave, të tilla si mbajtja e maskës, higjiena personale si dhe distancomi fizik.

Sipas Brataj, në verë kishim faktorë në favorin tonë, por tashmë nuk duhet të rrezikojmë me mosrespektimin e masave.

“Nuk ka pse të çojë në panik, duhet të forcojmë masat që kemi këshilluar. Nëse nuk i respektuam gjatë verës sa duhet, kishim faktorë në favorin tonë, por tani nuk mund ë rrezikojmë duke mos i respektuar.

Sistemi Shëndetësorë është i përgatitur për të përballuar fluksin që mund të vijë në tetor. Kjo është një sëmundje që trajtohet në banesë. Përgatitja për të asistuar në banesë, po e organizojmë. Kjo sëmundje nuk ka një terapi që more ilaçin dhe u shërove, por ka një terapi simptomatike”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT