Manastirliu thirrje për gratë e vajzat: E ke vetë në dorë të shmangësh…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i ka bërë sot thirrje grave dhe vajzave që të mbrojnë shëndetin dhe të shmangin rrezikun e kancerit të gjirit, për mes diagnostikimit të hershëm.
Me një shënim në facebook, Manastirliu thotë se mamografitë e lëvizshme dhe ato në spitale po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
“Në këtë muaj të Tetorit Rozë, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat:
Sot, e ke vetë në dorë që, përmes DIAGNOSTIKIMIT TE HERSHËM, të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.
Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet!
Mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.”, shkruan ministrja.