Vjen reagimi i parë kundër SKAVICËS/ Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë: Dibra të ngrihet në këmbë, mos përdorni SHBA si mbulesë për pazaret tuaja

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë dhe kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është firmosur ditën e sotme mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Por pak pas formosjes së marrëveshjes, ka ardhur dhe reagimi i parë kundër ndërtimit të Skavicës, nga Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha.
Hoxha në një reagim në rrjete sociale u ka bërë thirrje dibranëve që të dalin kundër ndërtimit të Skavicës, e ndërsa e quan këtë një babëzi aludon edhe për pazare.
“Joooooo Skavica! Dibra ne kembë per te shpetuar nga babëzia e te babëziturve! Mos perdorni SHBA si mbulesë per pazarllëqet tuaja”, shkruan Hoxha.