71 vjet nga vdekja e Mit’hat Frashërit, njeriut të madh të Shqipërisë

Mid’hat bej Frashëri i njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo, ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar.

Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

Ndërkaq, në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

Sot, në 1 vjetorin e vdekjes së Frashërit, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të fuqishme e më të njohura të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT