Hoti: Vjosa Osmani do të kthehet në LDK, derën e ka të çelur

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hoti tha se ende nuk e di se çfarë ndodhi me Vjosa Osmanin, ndërsa më pas shtoi se LDK e ka mbështetur gjatë garës për kryeministre në zgjedhjet e tetorit të kaluar.

“E kemi mbështetur të gjithë për kryeministre. Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër. Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK’ja. Vjosa e ka derën çelur gjithmonë”, u shpreh Hoti./

Back to top button
LAJMET E FUNDIT