A do të jetë deputet në Vlorë? Rama zbulon: Emrin mund ta vë dhe në Tropojë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për prezantimin e platformës online të Partisë Socialiste, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

I pyetur se në cilin qark do e shohim si deputet, Rama tha se kjo s’është diçka për t’u diskutuar pasi ai është deputet i gjithë Shqipërisë.

“Për sa i përket cështjes time, se u bë si gjëegjëzë, unë jam deputet i gjithë Shqipërisë, se këtë detyrë kam. Nëse një deputet është vetëm i një zone, apo një komuniteti të caktuar, unë jam deputet i gjithë Shqipërisë, për shembull kryetarët e partive nuk janë fare në lista.

Ky është një variant që mund ta kërkonim, por kjo më duket pa lidhje, unë jam i gjithë vendit. Fillimisht e vendos unë emrin në Vlorë a në Tropojë, kjo është diçka që zgjidhet në bazë të ligjit. Unë në Vlorë kam qenë që 1 muajsh, dhe do jem deri në fund, për arsye që ju e dini,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT