Rama u përgjigjet akuzave të Metës: Do i humbë zgjedhjet siç e meriton, borxhliu më i madh i vendit

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot me gazetarët për prezantimin e platformës online të Partisë Socialiste për përzgjedhjet e deputetëve, foli edhe për çështje të tjera.
I pyetur për deklaratat akuzuese të Presidentit Ilir Meta, Rama tha se Kreu i Shtetit po përdor zyrën e Presidencës për rolin e tij si kryetar i shtabit elektoral të opozitës.
“Është zhveshur nga kostumi i Presidentit, dhe është futur në një fushatë për të shpëtuar SHKP-në sic e ka quajtur Lulzim Basha, të Monikës së tij.
Mos prisni asgjë nga Meta përveç një retorike që na turpëron të gjithëve ne, dhe që s’duhet të cudisë asnjërin prej nesh. Ai është thjesht kryetari i shtabit elektoral të partisë që përdor zyrën e Presidentit.
Më i mërzituri është Meta, se ai do humbë zgjedhjet siç e meriton.
Meta është borxhliu më i madh i Shqipërisë, se Shqipëria e ka bërë kryeministër, President, kryetar parlamenti. Ça do më shumë ky njeri që nuk rri rehat, që kërkon veç të përhapë sherr që të fitojë si i treti i vërteti,” tha Rama.