Ndryshimet në Kod nesër në Kuvend/ Opozita e Bashkuar: Kush voton do mbajë përgjegjësinë e tij, Rama…

Ndryshimet në Kod pritet të kalojnë nesër në Kuvend, ndërsa përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp, kanë theksuar edhe njëherë mosdakordësinë me draftin e propozuar nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Bylykbashi i bëri thirrje parlamentit të mos votojë “ndryshimet e njëanshme”, ndërsa theksoi se kushdo që do të votojë pro, do të mbajë përgjegjësitë morale.
Ai tha se sistemi i propozuar nga opozita, koalicione me lista të hapura, është një model që ekziston sot në Itali e në Francë dhe se Rama po synon të “pengojë opozitën e bashkuar”.
Bylykbashi shprehu bindjen se megjithatë, me çfarëdo sistemi, opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe se synimi i tyre është një rezultat i thellë.
“Ndryshimet e njëanshme jo vetem nuk sigurojnë lista te hapura, por u heqin te drejtën partive politike të garojne te lira ne një koalicion, i cili, megjithatë, do ta munde Edi Ramen ne te 12 qarqet e Shqipërisë.
Sido ta bëjnë sistemin, opozita fiton zgjedhjet e ardhshme dhe objektivi ynë është të jetë e thellë fitorja. Është detyrë e atij parlamenti që të mos e kalojë atë draft që vetëm do të dërmojë zgjedhjet, por kjo nuk e pengon opozitën të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Kushtetua është në përputhje të plotë me modelin e koalicioneve që kemi sot.
Koalicioni me listë të përbërë që ka Shqipëria është marrë nga modeli italian. Sipas Ramës, për shkak se hapet lista duhet ndryshuar koalicioni zgjedhor. Kushtetua nuk propozon asnjë model, por ndalon haptazi modelin e propozuar nga PS. Për publikun shqiptar është edhe nga e kemi marrë dhe ku përdoret sot e kësaj dite. E përdor Franca, bie teza e Ramës që ky model nuk ekziston. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në një nga demokracitë më të mëdha në BE.
Ajo që propozon Rama është hequr në mënyrë konsensuale në vitin 2003. E gjithë përpjekja e Edi Ramës është të ndryshojë rregullat e Ramës duke u përpjekur të pengojë opozitën e bashkuar. Opozita do ta çojë deri në fund këtë betejë dhe në çdo rast zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë. U përpoq ta përdorte Këshillin Politik, por e pati të pamundur”, tha Bylykbashi.