Braçe: Drejtësia shqiptare të hetojë skandalin e fakenevvs që nxiti Meta e Berisha

Numri dy i qeverisë shqiptare, Erjon Braçe ka reaguar pas skandalit të publikuar në Shqip, ku drejtësia italiane pas një hetimi të detajuar zbuloi komplotin në lidhje me publikimin e fake news-it të 1300 kontenierëve me mbetje toksike.

Në një dokument të Policisë italiane të publikuar nga Shqip, theksohet se e gjitha ishte një sajim i kurdisur nga një ish-senator italian dhe Ilir Kulla, për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Erjon Braçe, ka deklaruar se kjo çështje nuk duhet të lihet me kaq, por të hetohet me detaje edhe nga Prokuroria Shqiptare, siç ka ndodhur nga drejtësia e vendit fqinj. “Ne dijeni time u regjistrua çeshtje në prokurorinë e Durrësit, pastaj u transferua në prokurorinë për Krime të Rënda; Tani ështe arkivuar pa u mbyllur, nuk ka veprime kur në vendin fqinj është kryer një hetim i plotë. Tani është koha që hetimi të nxjerrë të vërtetën;

Ftohtë, mbi fakte e prova prej vendit dhe Italisë, të ndaj përgjegjësitë për secilin dhe të ndëshkojë deri tek i fundit! Drejtësia për këtë duhet, për këtë vlen!”.

Ndërkaq, Braçe ka kërkuar që të zgjidhet çështja e shpifjes, jo duke ja lënë në dorë vetërregullimit të medias, por nëpërmjet një ligji që ta miratojë Kuvendi, duke marrë për bazë modelet perëndimore.

Dy ditë më parë Gazeta Shqip ka publikuar dokumentet e Policisë Italiane, ku bëhet e ditur se dy vjet më parë Ilir Kulla, një këshilltar i Ilir Metës, në bashkëpunim me ish-senatorin italian, Sergio De Gregorio publikoi një fakeneës sipas të cilit në Shqipëri kishin mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike, pjesë e një lidhje mafioze ndërmjet Camorra-s dhe Ndragheta-s.

Lajmi i publikuar vetëm në sitin Pianeta Italia News solli hetimin e drejtërisë italiane, e cila zbuloi se gjithçka ishte organizuar nga Sali Berisha e Ilir Meta për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës në Tiranë, përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.@GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT